Morali, përtokë!

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 21:16 | Nga Kimete Berisha

1. Nga idealet e larta, Albin Kurti ka rënë në atë derexhe, që një shtrigë serbofile, që ua kthen buzëqeshjen sekrete vrasësve serbë (me të cilët kordinohet për ‘vrasjen’ morale të veteranëve të UÇK-së)….

të luftojë me mish e me shpirt për ta penguar hetimin e vjedhjes së bukës dhe sheqerit nga qeveria e tij. Qe cili është ideali i Albin Kurtit sot: fshehja e bukës së vjedhur nga fukarenjtë.

  1. Jo pse është kaq e pamoralshme, disfatiste dhe dëshpëruese siç është, por është budallallëk i madh ta pengosh Kuvendin që ta hetojë një vjedhje, që është duke u hetuar nga prokuroria.
  2. Nga premtimet për drejtësi, për barazi e për luftë kundër korrupcionit, Albin Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave e hajneshave të qeverisë së tij që e kanë vjedhur bukën e popullit më të varfër në Evropë.
  3. Pa qenë budalla i madh nuk e bën veten të sanksionohesh nga krijuesi dhe garantuesi i lirisë së Kosovës;
  • pa qenë krejt budalla nuk lufton me duar në xhepa me krejt botën në të njëjtën kohë.
  • Pa qenë budallai më i madh nuk i shpall emisarët evropianë e amerikanë ‘të pamoralshëm’,
    sepse edhe sikur të ishin të pamoralshëm, më të pamoralshëm se sa Aleksandër Vuçiq, as ata nuk janë.
  1. Me Vuçiqin ka pranuar të negocojë për ekzistencën e shtetit Kosovës (duke i hëngër fjalët e veta se nuk pranon negociata, por Vetëvendosje; se nuk do të fliste fme Vuçiqin pa kërkuar falje për krime dhe pa e pranuar shtetin e Kosovës).

-.Asnjë Asociacion nuk mund të jetë më ‘tradhti’ se sa falja e krimeve, rehabilitimi dhe glorifikimi i kriminelëve serbê (dhe i udbashëve shqiptarë që i ka tubuar në kabinetin e tij), si dhe negociatat me ministrin e propagandës së Millosheviçit.

  • Albin Kurti nuk ankohet në Vuçiqin dhe nuk kërkon tjetër ‘Vuçiq’ por ankohet në ndërmjetësuesit e emisarët evropianë e amerikanë, me të cilët nuk ka për të bërë marrëveshje.
  1. Nuk është problemi që është ‘i poshtër’, problemi është se pushteti e zbuloi se Albin Kurti është i paditur, që s’ka lidhje me politikë.

Duke dashur të mbrohet nga ‘armiku’ serb, u armiqësua me Amerikën dhe BE-në.

Ky miqtë i kthen në armiq, nuk merr vesh në diolomaci, nuk e njeh dialogun, as rregullat e miqësisë, nuk e kupton as si arrihet një marrëveshje, sepse është asocial.

  1. Escobar tha sot se 1.5 milionë shqiptarë nuk mund ta diktojnë vullnetin e 700 milionë evropianëve.

E kurseu Albin Kurtin, sepse e vërteta është se vetëm 1 shqiptar i Kosovës, Albin Kurti, kujton se mund ta mësojë Evropën (dhe nëse ka nevojë edhe Amerikën), se si punohet.

Tjetër gjë kur shqiptarët ishin viktima të gjenocidit serb,
Bota perëndimore i shpëtoi shqiptarët nga shfarosja.

Ama, perendimi nuk mund të merr urdhëra nga ish viktima e cila sot në emrin e shtetit të Kosovës sillet si diktator që e vjedh bukën e popullit të vet.

  • Veç një idiot ka ambicie të sëmura të bëhet kryesori i botës, duke mohuar, duke tallur dhe duke nënçmuar të gjithë ata që nuk i nënshtrohen iluzioneve të tij.

Perëndimi është superfuqi, perëndimi me ushtri e ruan Kosovën nga Serbia, kurse Albin Kurti e shfrytëzon bandën e tij paramilitare të internetit për t’i ‘vrarë’ moralisht kritikët e tij.

Paramendoje se si e shohin perëndimi një ‘zotëri pa brekë’, që mendon se me kërcënime e sharje e dikton rendin botëror.

(Duke ecur rrugës, sot një paramilitar i tij më lehte ham-ham).

  1. Sa herë që Albin Kurti i hedh në pleh politikat e Amerikës dhe Evropës, Vjosa Osmani e shfrytëzon rastin e i forcon raportet me Amerikën e Evropën.

Ajo duket presidente normale, vetëm kur Albin Kurtit i përkeqësohet gjendja emocionale.

Për t’i ‘ndrequr’ shpejt e shpejt raportet e prishura me Amerikën, Vjosa Osmani rrezikoi të dukej sanduiç me pozën e fotografisë në mes të heronjëve Clinton e Clark, duke e mbështetur edhe krahërorin te ky i fundit.

Hyhet në mes vetëm midis dy ekstremeve, midis kundërthënieve, midis kundërshtarëve , por nejse….ku di shqiptari.

  1. Edi Rama u gëzua shumë që ia mbërriu ymri të thotë në OKB se Rusia po e sulmon Ukrainën.

Për të thënë atë që dihet, shkruhet, lexohet, shihet – me të vërtetë duhet të jesh trim i madh.
Kanë bërë lum e janë gëzuar e gjithë Shqipëria me rastin e këtij guximi shekullor të kryeministrit Rama.

P.S. Thoshte se do të ngritet nga varri për mua…
Jo që të rrijë me mua,
as të bisedojë e të çmallet me mua,
por që t’i ndreq hallet e mia.
Nuk u ngrit…

Të ngjashme