Bayern Munich po shikojnë situatën e Alvaro Moratas te Chelsea dhe e duan si pjesë të skuadrës së tyre për sezonin e ri.
Afati kalimtar veror pritet të jetë interesant, por edhe me shumë lëvizje të çuditshme.
Sipas gazetës spanjolle AS, njëra nga to mund të jetë transferimi i sulmuesit spanjoll, Morata te Bayerni.
Bayerni e sheh spanjollin si një zëvendësim të mundshëm për Robert Lewandowskin, i cili është një objektiv primar për Real Madridin.
Lewandowski dëshiron të largohet nga Munichu këtë verë dhe drejtorët e Bayernit janë të gatshëm të shesin – sapo të gjejnë një zëvendësim.
Morata është shfaqur në listën e tyre të blerjeve – dhe reprezentuesi spanjollë thuhet se ka mirëpritur interesimin e gjigantit gjerman.
Në të vërtetë, është sugjeruar që Morata beson se ai mund të ringjallë formën e tij më të mirë nëse ai do të shkojë në Gjermani për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, Morata u transferuar gjatë verës së kaluar nga Reali për një shifër rreth 80 milionë euro, por që dështoi të tregojë vlerat e tij.