“Morëm pak zemër”, Olta i gëzohet eliminimit të Efit nga Big Brother VIP Albania

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Shumë dinamika dhe ngjarje interesante u zhvilluan edhe mbrëmë (e shtunë) në spektaklin e Big Brother VIP Albania.

Ishin dy banorë që u eliminuan, i nominuari i javës Xhonatan dhe Efi, e cila hyri në nominim gjatë mbrëmjes.

Efi ishte e nominuar bashkë me Kiarën dhe Luizin teksa nuk kishte as biletën e kthimit, pasi atë më parë e kishte shfrytëzuar Mikela, duke qenë se dy vajzat në fillimin nisën rrugëtimin si një konkurrent i vetëm.

Tre konkurrentët e lartpërmendur shkuan në nominim nga Dea Mishel, të cilës iu dha kjo mundësi si fituese e lojës së inteligjencës që ishte organizuar gjatë javës.

Efi e cila doli hapur përkrah Luizit duke u përfshirë në debate të shumta me aktoren Olta Gixhari dhe të dyja nuk arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët.

Duke e konsideruar kundërshtare në lojën e Big Brother VIP Albania, eliminimi i saj duke se ka lumturuar Oltën.

“Morën pak zemër, doli jashtë pasi doli në krah të Luizit”, shprehet Olta.

Ndërkohë, theksojmë që mbrëmë gjithashtu u dërguan në nominim të gjithë banorët dhe njëri nga ta pritet të largohet të martën e ardhshme (7 shkurt).

Të ngjashme