Një video që po qarkullon në platformën TikTok, ka rikthyer në vëmendje një sjellje shumë të pranishme në shoqërinë tonë. Idenë se një person i moshës më të re, nuk duhet të ia kthejë fjalën një të moshuari, edhe në rast nëse ky i fundit e ka gabim.
Aktivistja Besa Mahmuti, deklaroi se respekti ndaj të moshuarve në shoqërinë tonë, sipas saj, ka qenë dhe është pjesë tradicionalisht shumë e fortë e popullit shqiptar, transmeton KlanKosova.tv.
“Fatkeqësisht kjo ngatërrohet, dhe vazhdon të ngatërrohet respekti me bindje”, u shpreh ajo.
Gazetari Lorik Kajtazi, deklaroi se mendimi i lirë është deri preket dinjiteti i dikujt, teksa theksoi se secili person duhet të respektohet.
“Respekti, mendoj që dallohet kur jemi në kundërshtim me njëri-tjetrin. Kur je në kundërshtim, e vëren se çfarë respekti ke”, tha ai në Klan Kosova.
Ndërsa analisti Dibran Gashi, tha se në ditët e sotme, shoqëria ka evoluar shumë, sa që, sipas tij, është transit i vështirë për t’u kaluar nga të gjitha gjeneratat.
“Por respekti duhet të ruhet nga të gjithë”, tha ai.