Rita Ora e konfirmon: Jam martuar

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka konfirmuar më në fund se është martuar me të dashurin e saj Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën e saj si “perfekte”.

“Po, unë jam martuar. Tashmë jam zyrtarisht jashtë “tregut”. Zgjodha ta mbaja sa më private”, ka thënë Rita Ora teksa foli në “Heart Radio Breakfast” për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”, të cilën e shoqëroi edhe me publikimin e një fotoje topless në rrjetet sociale. Më tej, ajo tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të mbajë mbiemrin e saj apo do të marrë atë të bashkëshortit të saj. “E kam menduar që mund të marr edhe mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin që kam. Nuk e di… nuk e kam vendosur ende”

Teksa foli për ceremoninë, Rita Ora u shpreh: “Ishte e bukur dhe perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç unë e doja dhe e mendoja”, ka thënë Rita duke mos dhënë shumë detaje.

Që në gusht të vitit të kaluar u fol se Rita Ora dhe aktori/regjisori Taika Waititi ishin martuar. Në atë kohë u fotografuan të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht.

Taika ka qenë martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Ish-çifti janë prindër të dy vajzave Te Hinekāhu, 11 vjeç, dhe Matewa Kiritapu, 7 vjeç.

Të ngjashme