“Mos na lodh kot”, Donaldi nervozohet me Beatrixën

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i madh i ka caktuar banorëve të shtëpisë më të famshme provën e ardhshme javore. Ata duhet të mbajnë njeri-tjetrin në shpinë të përqafuar.

Por këtë radhë prova ka dështuar për faktin se Beatrix ra nga shpina e Donaldit. Teksa asnjëri nuk pranoi të merrte përgjegjësinë për humbjen, Donaldi u nevrikos me Beatrix.

“Mirë të bëhet, do rrish pa bukë. U mërzita tani”, iu drejtua Beatrixa Donaldit.

“Mos na lodh kot. U mërzite ti tani”, ia ktheu Donaldi.

Më pas ai vijoi duke rregulluar rrobat në raft, ndërsa Beatrix qeshte.

Më pas ajo i tha se përse nuk qesh ndërkohë që ajo qeshte, kurse Donaldi ia ktheu një buzëqeshje, që sipas saj ishte ironike, çka bëri që mes çiftit të shtëpisë të niste një ‘luftë’ me jastëkë.

Të ngjashme