(Mos)besimi i kosovarëve ndaj Amerikës

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 18:33 | Nga Zana Avdiu

Per tri dekada shqiptarët i kanë besuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ky besim iu ka shpërblyer. Një gjë të tillë e thotë edhe James Pardew diplomat, negociator dhe oficer amerikan, në memoaret e tij, po e parafrazoj “shqiptarët patën besim të madh te SHBA, por edhe ShBA ua përmbushen pritjet e tyre”.

Tash ka nisur trendi të përmbyset. Shqiptarët të mos kenë më aq besim tek ShBA-të, dhe në anën tjetër ShBA të dergojë edhe mesazhe qortuese si kurrë me parë ndaj Kosovës si kjo e sotmja, nga emisari amerikan Gabriel Escobar “Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij”.

Sipas fjalëve të Escobarit, pse duhen amerikanët t’i shohin si miq e me simpati kosovarët, kur këta të fundit nuk janë më miqsorë e janë mosbesues ndaj ShBA-ve? Pra, Kosova nuk ka ndonjë rëndësi sepse as banorë nuk ofron për të qenë aleat, e lerë më ndonjë gjë më shumë.

Pse duhet ta kenë vëmendjen e përkrahjen e Amerikës, kur, ne kemi filluar të jemi armiqësor me ta?

Bile, sot aq shumë shkuam larg, saqë u tha edhe që Ukraina është shembull që nuk duhet besuar ShBA-së dhe perëndimit.

Çfarë injorance!

Po çfarë do të bënte Ukraina po të mos e kishte mbeshtetjen e ShBA-së e perëndimit në përballje me Rusinë?

Besimi i shqiptarëvë siç e shpjegon Pardew dhe rasti i Ukrainës tregon që veç me aleatë vendet tona te vogla mund të kenë sukses!

Të ngjashme