Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit – Bislimi paralajmëron se Kurti do të flas për zgjidhje

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 13:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se kryeministri Albin Kurti do të flas gjatë së mërkurës për një zgjidhjes sa i përket mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit, raporton Ekonomia Online.

Ai në Komisionin për Integrim Evropian theksoi se kryeminsitri do të dalë e të flasë për këtë çështje, pa dhënë detaje se kur.

‘Unë për paga kam shumëçka me thanë, por jo këtu sepse kam ardhur për të raportuar për integrime evropiane”, ka thënë ai.

“Ne kemi zgjidhjen, sot del kryeminsitri tregon zgjidhjen”, ka thënë ai.

“Mos e vendosni arsimtarët në nivel social, ka me i ble turrshitë s’ka pare, është sociale”, ka thënë ai.

Të ngjashme