Moskë: Kërcënim i rrejshëm për sulm me bombë në teatrin Bolshoi

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 09:01 | Nga

Shërbimet e emergjencës në Rusi thanë se kërcënimi me sulm me bombë në teatrin Boloshoi në Moskë, i cili shkaktoi evakuim të mijëra njerëzve, doli se ishte i rrejshëm.

Po ashtu, kërcënime të rrejshme dje janë bërë edhe për hotelin Metropol dhe qendrën tregtare GUM në Sheshin e Kuq.

Tri ekipe të policëve me qenë specialë gjurmues e kanë kontrolluar teatrin Boloshoi, pasi më tepër se 3,500 vetë ishin evakuuar, për shkak të shqetësimit për sulm me bombë.

Gjatë një vale të kërcënimeve anonime për sulme me bomba prej 10 shtatorit, në qytetet në gjithë Rusinë janë evakuuar dhjetëra mijëra njerëz nga shkollat, qendrat tregtare, teatrot, universitetet, hotelet dhe ndërtesat qeveritare.

Në asnjë rast nuk janë gjetur bombat.

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, Aleksandr Bortnikov, tha më herët se janë identifikuar katër shtetas rusë të dyshuar për organizimin e valës së kërcënimeve anonime për sulme me bomba.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme