Qehaja: 10% e planit ka humbur, nëse orët e humbura nuk zëvendësohen dëmtohet viti mësimor

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se më me rëndësi është që procesi mësimor ka filluar dhe se i takon komunitetit të shkollave të dakordohen lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura.

Drejtori i Institutit “EdGuard”, në një bisedë me Ekonomia Online, tha se 10% e planit ka humbur dhe nëse orët e humbura nuk zëvendësohen, atëherë dëmtohet viti mësimor.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ndonëse ka ndërprerë grevën ka paralajmëruar se orët e humbuar nuk do të zëvendësohen.

“Me rëndësi që procesi mësimor ka filluar, debati për zëvendësim nuk është me prioritet tani, është diçka që u takon komunitetit të shkollës që me mirëkuptim të akordohen për ato datat me të mira që domosdoshmërish na kompensojmë orët e humbura”, thekson Qehaja.

“Rikujtoj që në tërësi këta muaj të grevës na përbëjnë 10% të plan-programit mësimor të humbur, i cili nëse nuk zëvendësohet pengon vitin mësimor”, shtoi ai.

Ndër të tjera Qehaja shtoi se është i bindur që komuniteti i mësimdhënësve është i vetëdijshëm që orët duhet të zëvendësohen, raporton EO.

“Jam i bindur qe komuniteti i mësimdhënësve është i vetëdijshëm për zëvendësin e orëve. Vendimi për mos zëvendësim mund të vije si sugjerim nga kryesia, por besoj shumë në pavarësinë e secilit komunitet të shkollave për të vendosur vet për modalitetet e zëvendësit të orëve, kjo edhe si praktikë nga e kaluara”, tha Qehaj.

Të ngjashme