Mbrëmjen e së martës janë arrestuar shtatë persona, të cilët janë përfshirë në një përleshje fizike dhe kanë përdorur armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, janë plagosur dy persona.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se krejt ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje dhe një sulmi fizik ndërmjet dy grupeve.
Si pasojë, dy persona të cilët janë qëlluar me armë zjarri kanë përfunduar në spital.
Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës, të kalibrit 9 mm.
“TENTIM VRASJE E RËNDË & SULMI-Pejë, 02.11.2021-23:26. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe sulmi fizik në mes dy grupeve, janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovar të cilët janë duke u trajtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të armës të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.