Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit në Viti, së bashku me ministren e Tregtisë Hykmete Bajrami dhe kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti vizituan kompaninë “Euro Fisi” dhe fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Rolleo” në Ferizaj.
Gjatë qëndrimit në këtë kompani ata u njoftuan nga afër për prodhimin e stiroporit dhe për ndikimin e lehtësirave për prodhimet vendore.
Ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për të gjitha komunat në Kosovë, veçanërisht për krijimin e kushteve sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë dhe i vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ministri Hoti tha se komuna e Vitisë ka arritur që të krijoj një ambient më të mirë për të bërë biznes.
Pronari i kompanisë “Euro Fisi”, Ismajl Shallti, bëri të ditur se “Që nga viti i kaluar kanë filluar t’i ndiejnë lehtësirat që ka marrë Qeveria e Kosovës për prodhuesit vendorë.
Sipas tij lehtësira e parë për ta ka qenë mospagesa e TVSH-së në kufi dhe e dyta lirimi nga taksat doganore për importimin e makinerisë prodhuese.
“Ne tashmë e kemi sjellë në fabrikën tonë makinerinë për prodhimin e rrjetave fasaduese me përbërës (fibra qelqi) edhe për këtë hasëm në lehtësira nga Qeveria e Kosovës, me qenë se të gjitha makineritë prodhuese i kemi futur në Kosovë pas një taksë doganore. Mospagesa e taksave doganore në kufi është një lehtësim i madh për ne si prodhues”, ka thënë Shallti.