Mosratifikimi i demarkacionit rrezik për “pushtetin aventurist”

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 07:54 | Nga

Komisioni Shtetëror për Demarkacion do të jetë edhe një herë përballë deputetëve, për t’i sqaruar pretendimet e ngritura ndaj komisionit paraprak.

Edhe pse kryetari i Kuvendit zyrtarisht e ka dërguar Kuvendin në pushim, për të martën në agjendën e Komisionit për Punë të Jashtme është shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni e ka ftuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe komisionin shtetëror për Shënjimin e kufirit që të raportojnë për dokumentet që u janë dërguar deputetëve, të cilat janë në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Kryesuesi i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar për gazetën se të martën do të raportojë para deputetëve për raportin e komisionit të tij. Por në Qeveri nuk kanë treguar nëse edhe kryeministri do t’i përgjigjet ftesës së parlamentarëve për raportim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme