“Mosveprimet e LDK-së dhe të LV-së na çuan te PAN-i”

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 08:19 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se mosveprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar një shumicë parlamentare kanë ndikuar që AKR-ja t’i bashkohet koalicionit PAN.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se vendosja e interesit partiak para atij nacional nga këto dy subjekte politike e shtyri AKR-në të shikojë alternativa të tjera për zhbllokimin e formimit të institucioneve.

Zyrtari i lartë i AKR-së, Fatmir Matoshi, është shprehur i bindur se sektorët që do t’i qeverisë AKR-ja do të jenë më të suksesshmit e Qeverisë së re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme