Gadishulli i Ballkanit do të vazhdojë të jetë në ifluencën e anticiklonit afrikan i cili do të mbajë temperatura shumë të larta në territorin e Kosovës.
Edhe sot do të mbajë mot kryesisht me diell ndërsa pasdite vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje afatshkurta shiu.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që situata biometeorologjike mund të shkaktojë probleme te shumica e personave me sëmundje kronike.