Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme në vend. Në fundjavë pritet të jetë mot më i qëndrueshëm dhe me më shumë diell, derisa të martën ka mundësi për reshje shiu, raporton Express.
Ditën e martë do të ketë kalime të vransirave që sjellin mundësi për të reshura shiu orëve të paradites. Nga e mërkura parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me më shumë diell.
Cilësia e ajrit parashihet të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare gjatë fundjavës, vetëm në kushte të qetësisë vende-vende mund të kalojë në vlera të dobëta.
25.04 – Kryesisht me diell.Reklamë
26.04 – Paradite kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.
27.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Paradite mundësi për reshje të dobëta shiu.
28.04 – Ngrohtë. Në mëngjes vransira me mundësi për riga lokale shiu. Ditën më shumë diell.
Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 2C deri 3C, e ditën e martë rriten deri në 8C. Maksimalet gradualisht në rritje nga 14C, të shtunën deri në 18C ditën e hënë, e të mërkurën edhe deri në 20C.
Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 5-11m/s, e nga dita e hënë nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditën e shtunë, më pas në rënie përreth vlerave normale.