Mot i ndryshueshëm po parashihet përgjatë fundjavë. Ditën e shtunë, pas rigave lokale të shiut herët në mëngjes, ditën parashihet të ketë intervale me diell. Më vonë, duke shkuar nga mbrëmja, shfaqen mundësi për zhvillime të reshjeve lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 5-11m/s. Temperatura minimale zbret në 4C e 7C, derisa maksimalja shënon rritje në 12C, lokalisht 15C.
Intervale me diell parashihen për ditën e diel, megjithëse kalojnë vranësira, që mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Nga dita e hënë dhe martë kalojnë më shpesh vranësira mbi vend, që herë pas here shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat gradualisht zbresin në 7C e 8C, maksimalet, derisa minimalet zbresin në 3C e 1C. Ditën e mërkurë vijon mot i paqëndrueshëm, sa me vranësira e intervale me diell, me mundësi për ndonjë rigë shiu. Temperaturat shënojnë rritje në 10C e 11C. Të martën fryn erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-7m/s.