Moti sot në Kosovë, temperatura minimale -11 gradë

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 07:39 | Nga Ekonomia Online

Sot vendi jonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.

Të ngjashme