Gadishulli i Ballkanit po ndikohet rryma ajri të ftohta me origjinë verilindore të cilat do vijojnë të sjellin rënie graduale të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën perëndimore ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore.
Era do të jetë drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 0/8°C
Zonat e ulëta 5/15°C
Zonat bregdetare 8/15°C