Moti sot në Shqipëri

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim në orët e mëngjesit.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera-herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2ºC deri në 5ºC

zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC

zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme