Moti sot në Shqipëri

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri sot do të mbizotërojë moti nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje ku në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Gjatë pasdites vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Të ngjashme