Për të enjten është parashikuar të jetë mot i ftohtë dhe i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, si dhe mundësi për rrebeshe të dobëta shiu.
Gjatë mbrëmjes në vise malore reshjet e shiut do të jenë të përziera edhe me borë.
Temperaturat do të pësojnë rënie nën vlera mesatare, ku minimalet do të luhaten nga 1-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin nën vlera mesatare nga 18-10 gradë celsius.