Mourinho e do Sidiben në “Old Trafford”

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:09 | Nga

Jose Mourinho e do Djibril Sidiben te Manchester Unitedi.

Mbrojtësi i djathtë i Monacos, Djibril Sidibe, po shkëlqen këtë sezon në Francë, çka ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Manchester Unitedi është skuadra që po interesohet më seriozisht për francezin, raporton Telefoot, transmeton Gazeta Express.

Mourinho dëshiron ta kompletojë skuadrën për sezonin 2018/19 dhe mbrojtja është ajo që çalon më së shumti.

25-vjeçari ka kontratë me Monacon deri në vitin 2022. Vitin e kaluar Monaco refuzoi ofertën e Tottenhamit për francezin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme