Mourinho i zemëruar me mos rinovimin e kontratave të lojtarëve të United

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 08:57 | Nga

Jose Mourinho është zemëruar me politikën e Manchester Unitedit rreth kontratave të lojtarëve.

Jose Mourinho është i tërbuar nga fakti se Manchester Unitedit është duke i marrë shumë kohë për t’iu ofruar kontrata të reja disa lojtarëve kyçë në “Old Trafford”, raporton Daily Mail, përcjell Express.

Përfaqësuesit e Anthony Martial dhe Marcos Rojo u takuan me klubin në dhjetor, por drejtuesit e “Djajve të kuq” ende s’u kanë ofruar atyre marrëveshje të reja.

Për më tepër, lojtarëve si Juan Mata, Ander Herrera, Luke Shaw, Ashley Young dhe Daley Blind do t’iu skadojnë kontrata më 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme