Mourinho: Jam në njërin prej klubeve më të mira në botë

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 15:20 | Nga

Jose Mourinho sot ka pohuar se është ende njëri prej menaxherëve më të mëdhenj, derisa pozitën e dytë që e arriti sezonin e kaluar, e ka cilësuar si një prej arritjeve të tij më të mëdha.

Manchester Unitedi të dielën përballet me Burnleyn dhe është në presion pas dy humbjeve me radhë nga Brightoni dhe Tottenhami.

“Jam menaxher i një prej klubeve më të mëdha në botë, por edhe unë jam njëri prej menaxherëve më të mirë në botë”, ka thënë Mourinho në konferencën për media.

“Sezonin e kaluar kisha sukses [pozicionimi në vendin e dytë]. Kisha sukses dhe këtë nuk doni që ta pranoni [gazetarët]”, ka shtuar ai.

“Analizoj performancën time dhe për mua është e rëndësishme çfarë mendoj vetë sesa çfarë mendoni ju. Po e përsërisë që para dy sezoneve ne kishim sukses duke fituar Europa Ligën. Jemi ekipi i fundit në Angli që ka fituar një kupë evropiane. Kam fituar tetë tituj të ligave”, ka thënë portugezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme