Mozzik paralajmëron këngën e re

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Është goxha aktiv në projekte muzikore.

Reperi nga Ferizaji, Mozzik është duke punuar fuqishëm në projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net

“Cari i Mahallës”, është kënga e tij e lansuar para pesë muajve në kanalin zyrtar, Youtube e që kësaj duket se po ia bashkangjit edhe një projekt tjetër.

“Yaaaaa njeri !!!  [ë] [ë] [ë]  Mesiguri i’u kujtohet ” Cari Mahallës ” E tash i ka ardh reni ” Stari Mahallës. Bone tagg shokin / shoqen e mahalles [ë] ”, janë fjalët e tij në videon e fundit të hedhur në Instagram.

Mozzik shihet se së shpejti vjen me këngë të re, detajet e së cilës nuk i ka zbuluar akoma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme