Ekonomia Online
FUNDIT

Mozzik rrëfehet për varësinë ndaj lëndëve narkotike

Mozzik rrëfehet për varësinë ndaj lëndëve narkotike

Mozzik ka folur për herë të parë për varësinë nga substancat narkotike. Reperi ka treguar se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga droga. Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë e një prej tyre ishte profesioni. “Kam qëndruar larg nga drogat për gati 6 vite në mos […]

Mozzik ka folur për herë të parë për varësinë nga substancat narkotike. Reperi ka treguar se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga droga.

Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë e një prej tyre ishte profesioni.

“Kam qëndruar larg nga drogat për gati 6 vite në mos gabohem…Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me veten! Sigurisht ishte një rrugë e vështirë për mua. Isha shumë i ri, ambient, profesioni dhe gjithçka që lidhet me të, por ia dola. Faleminderit Zotit!”, shkruan Mozzik.

Image
Image

Të ngjashme