MPB-ja thotë se situata në Mitrovicë është e qetë

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 11:37 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, në një përgjigje për Koha.net, thotë se asnjë polic i Forcave Policore të Kosovës, nuk ka shkuar në veri, dhe se gjendja është normale.

Ai tha se siguron qytetarët që situata është e qetë dhe stabile.

“Situata është krejt normale. Asnjë polic i njësive speciale nuk ka lëvizur në veri të vendit, me përjashtim të atyre që janë permanent në rajonin e Mitrovicës. Situata është e qetë dhe nuk ka as një lloj indicie deri në këtë kohë që të ketë ndonjë destabilizim apo trazira të ndryshme “, tha Shkodra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme