MPJ siguron se nuk do të ketë pelegrinazh në Kosovë

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, ka njoftuar se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

“Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare. Megjithatë për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë organizmin dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar”, ka shkruar Zyberaj.

Ai tutje shkruan se bashkëndjejnë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojnë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.

“Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”, shkruan Zyberaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme