MSh-ja konfirmon se Kosova është në mesin e shteteve përfituese për vaksinën kundër Covid-19 nga COVAX

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar se Kosova do të jetë në mesin e vendeve që do të përfitojë vaksinën anti-covid nga COVAX.

Arritja e 100.800 dozave pritet të vijë në Kosovë gjatë periudhës mars-maj 2021.

“Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX (Shkurt-Maj 2021).Në këtë raund, Kosova përfiton 100,800 doza”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme