MSh-ja memorandum bashkëpunimi me shëndetësinë italiane

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 14:10 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin biseduan për bashkëpunimin midis MSh-së dhe autoriteteve italiane në shëndetësi.

Në mënyrë specifike, në këtë takim është biseduar për memorandumin e bashkëpunimit, i cili është përgatitur midis dy ministrive respektive dhe që pritet të nënshkruhet sa më parë që është e mundur.

Ky Memorandum bashkëpunimi do ta thellojë bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në fushën e fuqizimit të shërbimeve shëndetësore, me theks zhvillimit të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe mikrobiologjisë klinike, si dhe fushave të tjera.

Ambasadori Sardi ka vlerësuar lart bashkëpunimin e mirë midis dy shteteve në shëndetësi, kurse Ministri Rrahmani është shprehur falënderues për përkrahjen nga Italia të sektorit shëndetësor.

Ai e ka njoftuar, gjithashtu, Ambasadorin edhe me objektivat dhe proceset e zhvillimit të sektorit shëndetësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme