MSh kërkon mbështetjen e Komisionit për sigurimet shëndetësore

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 14:23 | Nga

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi është pritur sot në takim nga ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani. Ministri Rrahmani i ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni për zhvillimet aktuale në shëndetësi, hapat e ndërmarrë për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, plotësimin e legjislacionit aktual dhe tema të tjera me interes nga shëndetësia.

Ministri Rrahmani ka kërkuar mbështetjen  e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit, për realizimin e hapave legjislativ që lidhen me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Gjithashtu, në takim, janë diskutuar edhe tema të tjera lidhur me punësimin e specialistëve dhe kategorive të tjera të profesionistëve në shëndetësi; çështje që lidhen me Inspektoratin Shëndetësor dhe të tjera.

Të ngjashme