Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku i shoqëruar nga U.D. Sekreatri i Përgjithshëm i MSH-së, Ardian Mehmetaj, priti në takim Aicha Mokdahi, Drejtoreshë Ekzekutive të Fondit ESSILOR nga Franca, e cila paraqiti projekt-propozimin për hulumtimin e shëndetit të fëmijëve nëpër shkollat e Kosovës.
Zëvendësministri Sadiku pasi ka njoftuar Mokdahi për gjendjen e sistemit shëndetësorë të vendit, aktivitetet të cilat janë përfunduar në kohët e fundit në shëndetësi, ka paraqitur nevojat në fushën e shëndetësisë të cilat janë të parapara të përmbushen në bazë të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021.
Ai ka falënderuar Mokbahi për gatishmërinë e Fondacionit për të ndihmuar Kosovën me projekte të cilat kanë qëllimin ruajtjen dhe promovimin e shëndetit të qytetarëve, në këtë rast të fëmijëve.
Zëvendësministri Sadiku dhe Mokdahi janë pajtuar për inicimin e procedurave për të realizuar projektin në fjalë, ko do të duhet të jetë e përfshirë edhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ngase projekti do të realizohet kryesisht nëpër shkolla, me fokus në vendet rurale ku qasja e mjekut është më e kufizuar.