Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka sqaruar lidhur me rastin e vdekjes së Naser Makollit i burgosur në Burgun e Lipjanit se në rezultatet e pranuara nga IKShPK-ja rezultojnë që nuk janë gjetur vezë – ciste të parazitëve në feces.
“Meqenëse, nëpër portale të ndryshme po komentohet për rezultatet e analizave mikrobiologjike për rastin e vdekjes së N.M, dhe pas interesimit të disa medieve lidhur me rezultatin e këtyre analizave, Ministria e Shëndetësisë – Departamenti i Shëndetësisë në Burgje, pa dashur të ndërhyjë në procedurat hetimore, por për hir të informimit të drejtë të opinionit për këtë rast, informon se dje pas dite, ka pranuar rezultatet nga IKShPK, të cilat rezultojnë që nuk janë gjetur vezë – ciste të parazitëve në feces”, thuhet në sqarimin e MSh-së.
“Pra, bazuar në këtë, përjashtohet prezenca e këtyre parazitëve, por assesi kjo nuk do të thotë se pacienti nuk ka mundur të ketë entercolit bakterial, viral, alergjik apo të ndonjë natyre tjetër”, thuhet në sqarimin e MSh-së.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/msh-ja-jep-detaje-lidhur-vdekjen-e-naser-makollit/