MTI do të fillojë përgatitjet për dokumentin “Plani shumëvjeçar”

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 16:48 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të emërohet Koordinatori Nacional nga Zyra e Kryeministrit dhe do të fillojnë përgatitjet për dokumentin “Plani shumëvjeçar”, i cili përmban katër komponente: tregti, investime, lëvizshmëri dhe agjendë digjitale.

Hasani e ka bërë këtë të ditur gjatë një takimi që pari sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëkohësisht Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas një njoftimi të MTI-së, në takim u diskutua, mes tjerash, për zbatimin e projekteve në kuadër të programit të IPA-s.

Ministri Hasani falënderoi ambasadoren Apostolova për përkrahje te vazhdueshme për institucionet e Kosovës.

Çështje tjetër që u diskutuan ishin mundësia dhe forma e aplikimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, për MSA-në, kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s.

Ministri Hasani për të gjitha këto e siguroi znj.Apostolova se do të veprojë ne koordinim të plotë me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Nga ana e saj, Apostolova theksoi rëndësinë e përmbushjes se obligimeve në kuadër të Zonës Ekonomike Rajonale dhe përkushtimin e MTI-së dhe institucioneve të Kosovës në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme