MTI nënshkruan marrëveshje me platformën CiviKos

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 09:32 | Nga

Sot do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Platformës CiviKos.

Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes do të bëhet në Kabinetin e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit në mes të MTI-së dhe CiviKos, ka për qëllim të promovojë dhe zhvillojë transparencën gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe tenderimit në MTI, monitorimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi lidhur me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit si dhe legjislacionit lidhur me infrastrukturën e cilësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme