“M’u bllokua fryma”, Gold AG i përlotur flet për momentin kur u dënua katërshja e UÇK-së

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Gold AG ka rrëfyer me shumë emocion momentin kur mori vesh për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai tregoi se përjetoi një moment të rëndë emocional dhe fizik, duke e krahasuar ndjesinë me një infarkt.

“Nuk e di qysh është ndjenja me pasë një njeri infarkt. Nuk e di ku të dhemb ose ku të shtrëngon, u bllokova dhe nuk munda të marr frymë”, rrëfeu Gold AG.

Ai tregoi se në ato momente pranë tij ishte edhe djali i vogël, i cili e pyeti se çfarë kishte.

“Pata djalin e vogël afër, më tha: ‘Çka ki babë?’. Edhe kam ikur. Nuk e dija çka po më ndodh”, u shpreh këngëtari.

Gold AG rrëfeu se më pas doli jashtë, hipi në makinë dhe u nis, duke përjetuar një frikë të madhe për gjendjen e tij.

“Kam dalë, hipa në makinë dhe thashë: edhe nëse vdes, mos të vdes para djalit”, tregoi ai i përlotur.

Të ngjashme