Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, përmes një publikimi në Facebook, ka njoftuar rreth tryezës të organizuar sot me përfaqësues të bizneseve private, shkruan EkonomiaOnline.
“Organizuar nga Qendra e Biznesit në Suharekë, sot u mbajt një tryezë diskutimi me përfaqësues të bizneseve private të cilat llogariten të jenë të suksesshme”.
Përmes këtij shkrimi, Muharremaj tha se janë 2450 biznese aktive në Komunën e Suharekës, ndërsa problemet e këtyre kompanive diskutohen në Odën Ekonomike Amerikane.
“Gjatë kësaj tryeze u debatua për shumë çështje që kishin të bënin me zhvillimin e sektorit privat”
“Në takim u tha se janë diku rreth 2450 biznese aktive në Komunë, për të cilat drejtori ekzekutiv i Odes Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se problemet me të cilat ju ballafaqoheni ne i diskutojmë në Oden Ekonomike Amerikane”.