Muharremaj urdhëron mbylljen e kazinove në Suharekë

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes një postimi të tij në facebook, ka kërkuar mbylljën e kazinove. Po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar mbështetje nga policia për të organizuar një operacion në këto objekte të lojërave të fatit, raporton Ekonomia Online.

Sot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit. tha Muharremaj.

I pari i Suharekës Muharremaj, më tej ka kërkuar nga institucionet përkatëse për ti marrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbylljën e kazinove duke u shprehur se do të jetë afër qytetarëve të suharekës me aq sa lejon ligji.

Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës. Si Kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja. “ tha ai.

Të kujtojmë se në të dielën që lamë pas, në një kazino në fshatin Reshtan të Suharekës u gjind i vdekur një 35 vjeçar.

Postimi i plotë i Bali Muarremaj

Të ngjashme