Muharremaj: Suhareka renditet e para me ambientin më të pastër në Kosovë

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës është renditur e para në raportet për largimin e mbeturinave.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë deri në qëllimin final, që Suhareka që bëhet vendi me ambientin më të pastër në Kosovë.

Postimi i Kryetarit të Komunës së Suharekës -Bali Muharremajt :

“Raportimi i fundit nga ndreqe.com tregon se jemi në nivele shumë të mira, të përqindjeve në largimin e mbeturinave. Numër 1 me 124 zona të pastruara nga deponitë ilegale.

Ne punojmë vazhdimisht deri në qëllimin tonë final – SUHAREKA vendi me ambientin më të pastër në Kosovë.”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme