Muharremi: Richard Grenell, nuk e keni përmend për një kohë të gjatë

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ka ironizuar me mospërmendjen e Richard Grenellit për njjë kohë të gjatë, e as për zgjedhje.

“Richard Grenell, nuk e keni përmend për një kohë të gjatë. As gjatë zgjedhjeve, asnjëherë:) Kesh tu mendu, ku është more, pse nuk po e shohim. Pastaj mu kujtua që herën e fundit që kam lexu publikisht për të ka qenë para disa muajve, rreth Venezuelës. Ai dhe Sekretari Rubio kanë pasur mospajtime të thella rreth qasjes së SHBA-së. Ky i fundit kërkonte qasje më të butë, por tash të gjithë e kuptuam se cila qasje fitoi në fund. E tash kur Irani është në qendër të botës, me siguri Richard Grenell ka shumë punë. A nuk është ai zyrtari më i lartë i operacioneve speciale? Nëse Venezuela dhe Irani nuk janë operacione speciale, nuk di çka është. E Ballkani, ku mbeti? Punë shumë e vogël dhe e parëndësishme kur është në pyetje politika globale”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme