Muhaxheri: Ka humbur besimi në VV, shkaku i veprimeve të njëanshme

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri tha se është humbur besimi ndaj VV’së për shkak te veprimeve të tyre të njëanshme.

Muhaxheri në Debat Plus tha se pavarësisht kësaj, LDK e ka vetëm VV’në si opsion.

“Është hupë besimi, duke i parë ato veprime të tyre të njëanshëm, por prapë themi se ne vetëm VV’në e kemi opsion. Na nuk kërkojmë me shkarku Konjufcën por me reflektu. Neve na kanë votuar votuesit për qëndrueshmërinë që e ka LDK”, tha Muhaxheri

Të ngjashme