Koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, Arton Muhaxheri, ka thënë se vota pro ose kundër sot për demarkacionin, përfundimisht do të tregojë se kah do të rreshtohen, krahë Europës dhe kush do të rreshtohet krahë Rusisë.
“Sot do të ndahet “shapi nga sheqeri. Vota pro ose kundër demarkacionit sot përfundimisht do të tregojë kush do të rreshtohet krahë Europës dhe kush do të rreshtohet krahë Rusisë”, ka shkruar Muhaxheri.