Mungesa e diasporës godet ekonominë e Kosovës, dëmi pritet të jetë mbi 205 milionë euro

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Instituti GAP ka njoftuar se dëmi në ekonominë e Kosovës, si pasojë e rënieve të vizitave nga diaspora, pritet të jetë nga 205 deri në 291 milionë euro për këtë vit, përcjell Ekonomia Online.

“Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve, në periudhën janar-gusht 2020, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019”, njofton GAP.

“Dëmi i shkaktuar në të hyrat e ekonomisë së Kosovës nga mos ardhja e diasporës pritet të jetë nga 205 deri në 291 milionë euro në vitin 2020”, thuhet tutje në postimin e tyre në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme