Mungon anestezioni në QKUK, trajtohen vetëm rastet urgjente

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 12:43 | Nga

Në Klinikën Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,për shkak të mungesës së barnave të anestezionit ka filluar të ndryshohet programi operativ.

Kallxo.com ka kontaktuar Klinikën dhe ka marrë konfirmim se gjendja është e tillë. Brenda Klinikës Torakale anestezion ka në sasi të vogël dhe operimet po kryhen vetëm për rastet më urgjente.

“Operacionet tashmë po bëhen me një intensitet më të ulët për shkak të sasisë të limituar të barnave të anestezionit, prioritet ju jepet rasteve me karcinoma. Tashmë ka dy ditë që po punohet me këtë lloj programi”, kanë thënë burimet brenda Klinikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme