Mungon kryetari Aliu, komisioni shtynë shqyrtimin e “Menaxhimit të projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesën e kryetarit të komunës së Ferizajt, deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë vendosur që të shtyhet shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami, ka treguar se për mos-pjesëmarrjen e kryetarit Aliu ishte njoftuar dje, por se nuk ka mundur të gjeje një zgjidhje.

“Dje jam kontaktuar nga stafi i komisionit, më është kërkuar që të bëjë një zgjidhje meqënëse nuk është kryetari për agjendën”, tha Bajrami.

Yllza Hoti, nga VV, tha se mungesa e kryetarit është “ikje nga përgjegjësia” e se raportimi duhet të shtyhet kur të jetë prezent edhe ai.

“Personi përgjegjës për parregullsitë në raport është kryetari dhe mungesa e tij në njëfarë forme që të ikë nga përgjegjësia dhe unë mendoj që ta shtyjmë në një ditë tjetër raportimin kur të jetë prezent edhe kryetari”, tha Hoti.

Njëjtë u shpreh edhe deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

“Po zakonisht ne e shtyjmë mbledhjen deri sa ministri dhe kryetari të jenë prezentë dhe mendoj që është e udhës ta shtyjmë”.

“Nuk mund të vazhdojë mbledhja pa kryetarin e komunës”, tha Thaçi.

Ndërsa, nënkryetari i komunës së Ferizajt, tha se kanë shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësi për raportin, por se në gjetjet e raportit ka gjetje të pa vërteta, prandaj me to do të merret prokurori.

Të ngjashme