Muqolli: QIK-u ishte burim i informacioneve të konfirmuara që s’mund të kontestoheshin

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Redaktori i Qendrës për Informim të Kosovës, Ramadan Muqolli ka folur për veprimtarinë e kësaj agjensie, që kishte bashkëpunëtor të cilët mbulonin terrenin në gjithë Kosovën.

Ai në në Klan Kosova tha se QIK-u ishte burim i informacioneve të konfirmuara.

“QIK shumë shpejt u afirmua dhe u bë agjensi për të gjitha shtëpitë e mëdha informative, u bë e citueshme për të gjitha mediat më të madhe botërore. Ishte burim i informacioneve të konfirmuara, informacionet nuk mund të kontestoheshin”, u shpreh Muqolli.

Ai tha se kjo agjensi arriti të afirmoi iden për liri, pavarësi e demokraci në Kosovë.

“Qendra për Informim e Kosovës jo vetëm që ishte e vetmja agjensi, por ishte shumë profesionale, arriti shumë shpejt efektin e vet, informimin e opinionit të brendshëm dhe të huaj, për  zhvillimet e kohës në Kosovë. Kjo agjensi, arriti të afirmoi iden për liri, pavarësi e demokraci në Kosovë”.

“Gazetaria në okupim është jashtëzakonisht e vështirë, ishte e vështirë lëvizja, përcjellja e ngjarjeve, por kjo mangësi korrespodentët vullnetarë nëpër komuna, të gjitha kanë qenë shumë profesionist dhe nuk kanë dërguar informacione të pakonfirmuara”, tha ai.

Muqolli tha se Qendra për Informim e Kosovës ka qenë në shërbim të të gjitha subjekteve politike.

“QIK ka qenë në shërbim të të gjitha subjekteve politike, shoqatave e asociacioneve të pavarura. Në shërbim të të gjitha subjekteve që kanë funksionuar në mënyrë legale.Atëherë ka pasur telefona me kabllo, aty silleshin informacionet nga degët, nëndegët e LDK-së, Këshillit për të Drejtat e Njeriut, etj. Më vonë i bën edhe disa telefona mobil”, tha ai.

Tutje, Muqolli shtoi se kjo agjendi operonte në një ndërtesë, që ka qenë atelie e një skulptori.

Të ngjashme