Murati e quan të panevojshme interpelancën: Inflacioni ka shënuar rënie të theksuar

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 13:14 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati në interpelancën ku është thirrur të raportojë, tha se niveli i inflacionit në Kosovë ka shënuar ulje në 5.5 për qind.

Ai foli edhe për rënie të çmimit të naftës e disa produkteve esenciale, raporton Ekonomia Online. Murati ka theksuar se është e pavërtetë që është rritur numri i papunësisë në vend.

Murati shtoi se thirrja e kësaj interpelance ka qenë e panevojshme.

“Shpenzimet dy vitet e fundit kanë qenë brenda për brenda normës së rajonit. U tha edhe çështja e inflacionit dhe çmimet e rritura, ne kemi ndërmarr masa që ti mbështesim prodhuesit vendor, kemi ndërmarr masa që brenda për brenda. Ne si Qeveri e kemi sjell me Kuvend ligjin për çmimet tavan. Sipas ASK-së inflacioni është 5.5 për qind, pra kemi rënien të theksuar. Çmimi i naftës tash sillet 1,25 cent, çmimi i grurit ka rënë 20 deri 25 cent që është përgjysmë i nivelit që ka qenë”.

“Të gjitha këto i kemi në nivelin e para inflacionit por çmimet tjera nuk kanë rënë , kjo tregon që nuk kemi të bëjmë me inflacion të importuar po kjo lidhet me lakimin e tregtarëve për të rrit marzhat e fitimit. Për këtë në kemi sjell ligjin, por ligji është duke pritur në Gjykatën Kushtetuese. Ne vazhdohej që të kemi çmimin më të ulët në Evropë për energji elektrike. Tani tekë sektori publik dhe tekë legjislacioni që kemi në fuqi. Ne kemi shkuar në maksimumin e mundshëm duke e rritur buxhetin. Rritja e tërësishme e buxheti për paga në sektorin publikë është 16 për qind, mesataren bruto e kemi 100 euro më tepër se sa para ligjit. Ne kemi thënë që për vitin e ardhshme koeficienti i ri do të jetë 110 dhe kësaj do t’i qëndrojmë brenda. E konsideroj të pa nevojshme këtë thirrje të interpelancës”, tha ai.

Të ngjashme