“Muri i Verdhë” i Dortmundit, xhevahiri i futbollit gjerman

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 13:20 | Nga

Muri i Verdhë: një pamje magjepsëse në tribunën jugore të stadiumit “Signal Iduna Park” të Borussia Dortmundit që mund të mos jetë mjaft i dukshëm nga hapësira, por përmasat dhe zhurma e tij arrijnë deri tek yjtë.

Me një gjatësi prej 99 metrave dhe lartësi 39 metra – “Sudtribune” siç e quajnë te Dortmundi, është një prej vendeve të mrekullueshme të futbollit botëror që “paketon” njerëz mjaftueshëm për të formuar një qytet. Një qytet të zhurmshëm që brohoret gjatë tërë ndeshjes dhe që mund t’u shkaktojë telashe ekipeve kundërshtare, duke ndihmuar futbollistët e Dortmundit, shkruan Koha Ditore.

Me kapacitet prej 24.454 personave, kjo është tribuna më e madhe për tifozët që qëndrojnë në këmbë në futbollin evropian dhe është emërtuar “Muri i Verdhë”.

“Nëse je kundërshtar, ai të shtypë dhe të thyen, por nëse e keni si përkrahje prapa shpinës si portier, atëherë të motivon shumëfishë më shumë dhe është një ndjenjë fantastike”, thotë portieri i Dortmundit, Roman Weidenfeller për “Murin e Verdhë”.

“Muri i Verdhë” i Dortmundit, xhevahiri i futbollit gjerman

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme