Musliu: Konkursi i Serbisë në Kosovë ndërhyrje shumë e ashpër – Thirrje ndërkombëtareve të reagojnë

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i sigurisë Agim Musliu ka reaguar ashpër ndaj shpalljes së konkursit nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë për vende pune në institucione ilegale shëndetësore në Kosovë, duke e cilësuar këtë veprim si ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe të qëllimshme në sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Sipas Musliut, Serbia po ushtron presion të vazhdueshëm ndaj qytetarëve serbë lokalë përmes kushtezimeve financiare, ndalimeve në kufi, shantazhit dhe fushatave intimidues, me synim ndikimin në proceset politike dhe elektorale në Kosovë.

Të ngjashme